Bota

Ky vend ndalon pirunët, thikat dhe pjatat plastike…

Në Angli janë ndaluar produktet me përdorim të vetëm si pirunët, thikat, pjatat dhe tepsitë plastike. Qeveria britanike po përgatitet të ndalojë këto produkte plastike njëpërdorimshme në mënyrë që të reduktojë ndotjen e mjedisit. Kjo praktikë nuk do të mbulojë produktet plastike të përdorura nga supermarketet ose ushqimet që serviren në paketa nga restorantet.

Bizneset që vazhdojnë të furnizojnë me plastikë të ndaluar njëpërdorimshme mund të gjobiten dhe t’i nënshtrohen inspektimit nga autoritetet vendore. Ndërkohë që ndalime të ngjashme janë zbatuar në Skoci, në vitin 2020 në Angli u ndaluan pipat plastike dhe kunjat për pastrimin e veshëve me përmbajtje plastike.

Skocia ndaloi produktet plastike njëpërdorimshme vetëm për bizneset në qershor 2022. Ndërkaq, vetëm 10% e plastikës njëpërdorimshme riciklohet. Në Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat tregojnë se rreth 1,1 miliardë pjata plastike përdoren çdo vit, ndërsa vetëm 10% e tyre që riciklohen pas përdorimit.