Sport

“Djajtë e kuq” poshtin me përmbysje Aston Villën, Liverpool merr kreun e tabelës!

Prej 3 ndeshjesh nuk fitonte, teksa këtë herë Manchester United ka marrë 3 pikët e radhës ndaj Aston Villës.

Djajtë e kuq po kalojnë një situatë të vështirë, ndërsa e patën jo të lehtë të kalonin këtë pengesë. Një 90 minutësh deri diku i barabartë, me të besuarit e Ten Hag që gjetën dritën në fund të tunelit.

Miqtë surprizua që në fraksionin e parë ku arritën të gjenin avantazhin e dyfishtë me McGin dhe Dendocker. Në pjesën e dytë Manchester United do të reagonte në mënyrë perfekte duke arritur përmbysjen e madhe. Një dopietë e Garnacho dhe më pas Hojlund vulosën fitoren 3-2, që rikthen disi shpresat tek djajtë e kuq. Me këtë fitore, skuadra e Ten Hag ka parakaluar në tabelë Newcastle e West Ham, duke u ngjitur e 6-ta.

3 pikë edhe për Liverpoolin i cili u ngjit në krye të tabelës së klasifikimit. Përballë Burnleyt skuadra e Klopp zhvilloi një ndeshje të mirë, duke mos i lejuar hapësirë kundërshtarit, teksa u shënua nga një gol për secilën pjesë.

Nunez në të parën e Jota në të dytën ishin ata që vulosën triumfin në transfertë. Në përballjet e tjera të luajtura, Luton mposhti Sheffieldin, Bournemouth Fulhamin dhe Nottingham Neëcastlen.