Sport

“Lashë zemrën në fushë”, Muller: Dhemb! Kjo ishte ndeshja ime e fundit me Gjermaninë

Thomas Muller njoftoi tërheqjen nga kombëtarja gjermane pas eliminimit nga Kupa e Botës.

“Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, dua të them diçka për tifozët e Gjermanisë. Ishte një kënaqësi e madhe, kam pasur momente të shkëlqyera dhe kam lënë zemrën time në fushë në çdo ndeshje”-tha lojtari i Bayern Munich pas takimit me Kosta Rika-n që përfundoi me rezultatin 2-4.

Me Gjermaninë ai fitoi Kupën e Botës në 2014 në Brazil.

“Është një fatkeqësi e vërtetë. Dhemb, sepse rezultati ynë mund të ishte i mjaftueshëm. Kemi një ndjenjë pafuqie”-tha ai pas ndeshjes.

Për Kai Havertz dygolëshi kundër Kosta Rika-s ishte më i hidhuri i karrierës së tij.

Duke folur për mediet pas fitores 2-4 ndaj Kosta Rika-s, por njëkohësisht përtej triumfit të kësaj të enjtje, pas eliminimit në fazën e grupeve të Kupës së Botës, Katar 2022, Havertz u shpreh se janë fajtorë për këtë fund.

“Ne duhet të fajësojmë vetëm veten që pësuam dy gola në 15 minuta kundër Japonisë”, tha sulmuesi i Chelsea-t.

Pasó Mondial
Pas një sezoni super të suksesshëm në Pasó’ Euro 2020, Top Albania Radio vjen me një mbulim 360° të Kampionatit Botëror të Futbollit Katar 2022. Me analiza, informacione, të ftuar specialistë të futbollit, personazhe VIP dhe tifozë, si edhe situata gazmore për të përcjellë një atosmferë energjike në radio dhe për të vazhduar traditën e informacionit sportiv live në valët e radios më të dëgjuar shqiptare në botë.

Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke ardhur me një emision të dedikuar plotësisht Botërorit të parë dimëror në histori. Pasó Mondial, një program sportiv prej 60 minutash, duke filluar nga 21 Nëntori, çdo ditë ora 14:00 në Top Albania Radio!

Çdo ditë, 14:00