Celebrities Gossip

Thomas Muller akuzohet nga organizata për mbrojtjen e kafshëve!

Së fundmi, ylli i Gjermanisë dhe Bayern Munchen, Thomas Muller, është akuzuar nga organizata për mbrojtjen e kafshëve, PETA, se ka keqtrajtuar kuajt e tij, duke i lejuar të kryejnë “akte seksuale jo natyrale”. Çështja u ngrit si shqetësim pasi ishte vetë futbollisti që deklaroi se kali i tij, D’Avie, ishte dëmtuar gjatë përgatitjes për mbarështim, diçka që organizata e mbrojtjes së kafshëve beson se ishte e shmangshme dhe e panevojshme.

Muller dhe bashkëshortja e tij Lisa, e cila është garuese me kuaj, kanë një fermë kuajsh në Gjermani, ku kryejnë edhe farëzim artificial. Në një deklaratë këtë javë, Muller tha se kali i tij D’Avie nuk do të ishte në gjendje të merrte pjesë në aktivitete për disa muaj.

Ai ka rrëshqitur gjatë përpjekjes për t’u përgatitur për sezonin e mbarështimit dhe është dëmtuar.

Pas kësaj deklarate, një zëdhënëse e PETA-s tha se praktikat e ndjekura në fermën e Muller ishin të dëmshme. Zëdhënësja Jana Hoger tha se:

Është e tmerrshme që ata që vetëshpallen miq të kuajve i detyrojnë kafshët nën kujdesin e tyre që të kryejnë veprime jonatyrale që të përfitojnë prej tyre.

Incidenti vjen në një moment jo shumë të mirë për futbollistët që kanë kafshë, pasi lojtari i West Ham, Kurt Zouma, është vënë në qendër të vëmendjes për një video ku shihet teksa abuzon me macen e tij. Mbrojtësi është dënuar nga klubi i tij, shoqatat e kafshëve, si dhe është kritikuar masivisht në rrjetet sociale.