Celebrities Showbiz

Leonardo DiCaprio drejt altarit?! Aktori më gati se kurrë për t’i dhënë fund beqarisë

Ai është një ndër meshkujt më tërheqës të industrisë Hollywood i cili ka shkëlqyer në të gjitha rolet e tij kinematografike. Siç mund ta keni parë edhe nga titulli, bëhet fjalë për Leonardo DiCaprio i cili është gati t’i japë fund beqarisë. Sipas revistës “Cosmopolitan”, fituesi i çmimit “Oscar” pritet të ecë drejt altarit më shpejt se ç’mund të mendohej.

DiCaprio është gati t’i japë fund beqarisë dhe të kurorëzojë dashurinë e tij për Camila Morrone në martesë. Aktori dhe modelja frekuentohen prej 3 vitesh dhe kudo janë shfaqur bashkë. Duket se dashuria mes tyre vetëm po rritet dhe fansat janë shumë të lumtur për këtë fakt.