Showbiz

Chris Hemsworth dëshiron të mos ishte kaq i pasur

Aktori Chris Hemsworth së fundmi ka dhënë një intervistë për “GQ” ku rrëfen diçka që shumë njerëz e kanë të vështirë ta besojnë.

Ai zbuloi se fakti që është kaq i pasur nuk e bën atë të lumtur pasi jo vetëm që i frikësohet së ardhmes por sepse dëshiron të jetë një shembull modest për të rinjtë që e ndjekin.

Edhe pse momentalisht është i angazhuar me investimin e pasurisë së patundshme duke ndërtuar një shtëpi me vlerë 8 milionë dollarë, për të është ende e çuditshme që ka kaq shumë para.

“Kur kam qenë i vogël kurseva një vit të tërë për të blerë një tavolinë sërfi që kushtonte 600 dollarë. Fillimet e mija ishin të vështira, sigurisht që jam i lumtur që fëmijëve të mi nuk do t’u mungojë asgjë por nuk dua të mendojnë që prindërit e tyre janë të famshëm dhe për këtë arsye mund të kenë gjithçka” ,-përfundoi ai.