Showbiz

Liam Hemsworth hakmerret ndaj Miley Cyrus

Me siguri Liam Hemsworth nuk është ndjerë mirë kur ka parë në media lidhjet e reja të ish-bashkëshortes së tij Miley Cyrus menjëherë pas divorcit.

Ajo nuk është përpjekur aspak t’i mbajë të fshehta lidhjet e saj, e para me Kaitlyn Carter dhe e fundit me Cody Simpson.

Mesa duket aktori australian ka vendosur të marrë hak duke bërë pikërisht të njejtën gjë. Për herë të parë ai është shfaqur në publik me të dashurën e re Maddison Brown.

Ata janë fotografuar duke ngrënë një darkë romantike së bashku dhe kur dolën nga restoranti shkëmbyen disa puthje të zjarrta dhe përqafime pa e vrarë mendjen për paparacët që ndodheshin aty pranë.

Duket se kjo është mënyra e Hemsworth për tu hakmarrë ndaj Miley pas poshtërimit publik dhe komenteve të shumta të median kundrejt martesës së tyre.