Celebrities Gossip Showbiz

Liami ‘përplaset’ me Eglën: Më kanë thirrur maniak…

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Spektakli i “Big Brother VIP” mbush plot 100 ditë nga nisja dhe për ta festuar këtë, të gjithë banorët kanë dalë nga shtëpia. Së bashku, ata kanë performuar në skenë këngën që krijuan duke krijuar një atmosferë fantastike dhe elektrizuese. Teksti i këngës u shkrua nga banorët dhe Graciano krijoi koreografinë, që ata realizuan.

Skena e paprecedentë e të martës së shkuar, ku debati i ashpër me Liam-Egla për robdeshamperin, përfundoi në një sherr për mbathjet, pecetat higjenike të femrave dhe në fund denigrim të karakterit të banorit, nga një person normal në maniak, është diskutuar mbrëmjen e sotme.

Ndërsa u vlerësua qëndrimi i Meritonit, i cili disa herë i bëri thirrje Liamit të mos i shkonte pas banores pasi për të njëjtën skenë kishte dalë nga shtëpia me zarf të zi dhe ishte cilësuar si përndjekës.

I pyetur se cilat kanë qenë arsyet që e shtynë të merrte vendimin për të debatuar me Eglën, aq sa të shprehej hapur se do ta përndiqte në dy-tri ditët në vijim, Liami tha:

Unë kam qenë personi që më kanë thirrur maniak, maniak, maniak, në këtë shtëpi. Ideja ishte këtu, pas prime dola të bëja një xhiro në pishinë dhe më lagu me ujë, më thirri maniak, maniak, herën e parë ma kapi djali robdeshamperin, herën e dytë e hodha në pishinë. Herën e dytë Egla ka ardhur jo me robdeshamperin e vetë, por të Françeskës dhe kështu robdeshamperi, të brendshmet dhe linesi paskërkan qenë të Françeskës. Unë nuk e dija…