Showbiz

Lideri i “Coldplay” gati të lidhë kurorë me aktoren e “Fifty Shades”

Chris Martin është mëse gati për t’i bërë pyetjen e madhe aktores së famshme Dakota Johnson.

Dyshja të cilët kanë muaj që shoqërohen me njëri-tjetrin janë gati për një jetë familjare dhe së shpejti priten të fejohen.

Këtë e kanë konfirmuar burime pranë tyre për “Us Weekly” të cilët kanë theksuar se Chris Martin dhe Dakota Johnson janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Lideri i grupit të mirënjohur “Coldplay” më parë ka qenë i martuar me aktoren hollivudiane Gwyneth Paltrow me të cilën ka edhe dy fëmijë.