Celebrities Showbiz

Linda Prendi: “Vajzat janë më tepër xheloze se djemtë!”

Kejsi Tola është padyshim një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe njihet për këngët e saj shumë të bukura të dashurisë. Megjithatë, këngëtarja nuk ka qenë edhe aq shumë aktive me projekte të reja muzikore, megjithatë së fundmi ka vendosur të na surprizojë.

Albumi më i ri këngëtares Kejsi Tola “Luminous” u promovua me një koncert inovator mes miqsh dhe personalitetesh të media dhe muzikës mbrëmjen e së mërkurës. Të pesë këngët janë tashmë ndërkombëtare nisur edhe nga vetë prodhimi i tyre. Ato janë prodhuar në Francë, Itali dhe Spanjë.

“LUMINOUS është projekti të cilit i jam dedikuar për më shumë se dy vite dhe arsyeja që më ka mbajtur pak larg prej jush. Ky është albumi im i parë”, kishte paralajmëruar më herët këngëtarja, e cila shtoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë këtë bashkëpunim me skenën ndërkombëtare.

Promovimin e këtij albumi, këngëtarja po e bën me partner mediatik Top Channel. I gjithë ky koncert do të transmetohet më 23 prill në Top Channel dhe Top Albania Radio në orën 20:00. E ftuar në këtë event magjik, ishte Linda Prendi, e cila dha një mesazh të fortë.

Ne këto jemi. Çfarë të bëjmë?! Do ndryshojmë mendjet e njerëzve?! Ata sa mirë që na shohin ne, na marrin frymëzim. Kot nuk janë followersat tanë… Gocat janë më shumë xheloze për gocat, sesa janë djemtë.

Ajo i uron shumë suksese Kejsit në albumin e ri!

Kejsi është dashuri. Jam shumë e lumtur për të. I uroj suksese dhe një karrierë shumë të gjatë që unë e di që ajo do e ketë.