Të ftuar këtë të dielë në emisionin e sportit “Paso Euro 2020” ishte gazetari i mirënjohur dhe shumë i talentuar, Ervin Kurti si dhe në një lidhje telefonike ish-arbitëri, Lorenc Jemini.
Të dy të ftuarit, së bashku me moderatorët, Denisin dhe Albanën, diskutuan rreth skuadrave të tyre më të dashura si dhe u bënë pak nostalgjikë rreth viteve kur Shqipëria nisi të ndikohej nga fama e futbollistëve botërorë.
Ata treguan se shqiptarët kanë qenë tifozë kryesisht me Brazilin dhe Francë.
Ervini zbuloi se është tifoz me Italinë, por vetëm në këtë kampionat, pasi çdo vit gjen një skuadër që i duket më interesante e më mirë se të tjerat. Ai gjithashtu shprehu se mendon se Italia do të fitojë këtë kampionat. Gazetari tregoi se i pëlqen shumë atmosfera e krijuar gjatë kësaj periudhe, fryma e krijuar nga kampionati e njerëzit e mbledhur të gjithë së bashku i krijon një energji të mirë.
Nga ana tjetër, Jemini shprehu mendimin e tij se cila skuadër nga secili grup ka më shumë premisa për tu kualifikuar, si për shembull; Zvicra, Rusia, Hollanda, Rusia, Ukraina dhe Austria mbeten në diskutim sipas tij. Dhe disa ekipe të tjera mund të jenë Spanja dhe Franca, por ai dëshironte që të kalojë veçanërisht Sllovakia. Kjo për arsye sepse ai e ka arbitruar atë.
Sigurisht me humor, u diskutua dhe se ndoshta arsyeja e vërtetë është prej ndonjë sllovakeje, por e gjitha mbetet pjesë e një shakaje, ose jo…