Showbiz

Lorik Cana do të bëhet baba për herë të dytë

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe bashkëshortja e tij simpatike Monica së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.

Mesa duket vogëlushi i tyre Bojken nuk do të jetë i vetmi në qendër të vëmendjes pasi së shpejti do të bëhet me një motër ose vëlla.

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë bashkëshortja e Lorikut e cila ndau me ndjekësit e saj në Instagram foton ku shfaq barkun e rrumbullakosur dhe sportistin që e përqafon nga pas.

Së shpejti familja e tyre do të zgjerohet dhe ata nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.