Sport

Luhet sot derbi me Dinamo City, trajneri i kuq flet në prag të sfidës…

Partizani përballet sot me Dinamon në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Kreu i stolit të kuq, kërkon të largojë çdo presion të mundshëm në ambientin e kuq dhe këmbëngul që kjo ndaj Dinamos është thjesht ndeshja e radhës. Sipas tij, renditja nuk krijon presion për shkak të skemës.

Ndeshja me Egnatian është një përballje e kaluar tashmë. Ajo sfidë u mbyll me shifra të barabarta dhe nuk mendoj se ka ndonjë arsye për të lënë gjurmë te ne në aspektin psikologjik. Vazhdojmë përpara dhe shohim të bëjmë mirë në këtë ndeshje të radhës ndaj Dinamos. E vërtetë që rivalët janë 10 pikë para, por dihet shumë mirë se në këtë sezon është aplikuar një formulë tjetër, që nuk u jep kaq shumë rëndësi këtij fakti. Ne kërkojmë të luajmë futboll me idenë për të dhënë më të mirën tonë. Do të vijojmë të bëjmë maksimumin, pa hedhur sytë as para, as mbrapa në renditje. Magetit i duhen disa ditë pushim, që të paktën të mos ketë dhimbje në shpatull. Nga ekzaminimet e kryera mjekët nuk kanë vërejtur ndonjë problem që mund ta mbajë gjatë jashtë, kështu që besoj se do të mund të rikuperohet shpejt. Për momentin kemi jashtë Kekon për shkak të atij dëmtimi që dihet tashmë dhe Bintsukën, që na është bashkuar në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë në ditët në vijim. Dinamo ka një ecuri pozitive në këto ndeshje të fundit. Jemi konshientë se na pret një ndeshje e vështirë, që për më tepër është derbi përballë një kundërshtari të fortë. Siç e thashë më lart, nuk duam të shpërqendrohemi dhe të shohim poshtë apo lart në renditje. Jemi tërësisht të qetë në atë që po bëjmë dhe skuadra mendon vetëm për ndeshjen ndaj Dinamos,