Celebrities Gossip Showbiz

“Luizi nuk e ka sinqerisht me Kiarën…”, Olta reagon për situatat e krijuara!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë debatuar, pasi këngëtari i prishi misionin sekret që kishin vajzat. Gjatë një diskutimi me Nitën, Olta tha se Luizi nuk është në terezi dhe se nuk e meriton Kiarën.

Luiz nuk e ka sinqerisht me Kiarën…Kiara është alamet goce, e torturoi, gjynah…

Kiara dhe Luizi patën një përplasje të fortë ditën e djeshme, për shkak të lojës së injorimit, që Vëllai i Madh u dha vajzave në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Kiara ka thënë sot se ajo qau aty për shkak se nuk po e kuptonin, ndërsa tregoi se nuk ishte e përgatitur për atë lojë.