Celebrities Gossip Showbiz

“U nervozova, qava sepse…”, Kiara flet për situatën me Luizin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Kiara dhe Luizi patën një përplasje të fortë ditën e djeshme, për shkak të lojës së injorimit, që Vëllai i Madh u dha vajzave në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Kiara ka thënë sot se ajo qau aty për shkak se nuk po e kuptonin, ndërsa tregoi se nuk ishte e përgatitur për atë lojë.

Për momentin jam pak si e mpirë se nuk kanë qenë ditë të lehta dhe për lidhjen që kam me Luizin. Ne para misionit, patëm nj diskutim shumë të bukur, folëm për mungesën e diskutimit që kemi pasur me njëri-tjetrin. Ishte si çlirim për mua ajo bisedë. Të nesërmen ndodhi kjo situatë që nuk do doja kurrë të ndodhte edhe për reagimin, nervozizmin, stresin që kisha parë. Nuk po them që kisha panik, ankth. Mu duk sikur nuk po dilja dot nga aty. Ata nuk po më kuptonin prandaj qava.

Eva Alikaj ka disa ditë që është bërë pjesë e shtëpisë e ndonëse në fillim e kishte pak vështirë derisa të ambientohej e duket se ditën e sotme e ka treguar gjithë energjinë e saj. E veshur me bikini dhe duke ngrënë banane, Eva ka shijuar diellin e mëngjesit duke marrë rreze dhe duke kërcyer nën ritmet e muzikës, që Vëllai i Madh vendos çdo mëngjes për banorët. Luizi dhe Shpati gjithashtu kanë qenë në oborr dhe për një moment janë hutuar duke parë Evën.