BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

Luizi tregon për herë të parë çfarë mendoi kur në “BBV2” u rikthye Kiara me Efin!

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Kiara dhe Efi kanë qenë të parat që kanë hapur emisionin me të ftuar Luizin dhe Ervisin dhe kanë folur për rikthimin e bujshëm të 4 banorëve Efit, Kiarës, Bledit dhe Ronaldos.

Luizi: E para si Luzi mua më është rikthyer Kiara, pjesa më e rëndësishme e jetës time dhe një gëzim i papërshkrueshëm dhe u ndjeva sikur jam duke rifilluar dhe një herë me Kiarën, kemi bashku krevatat, kemi bërë përparime…

Kiara: Jam mesuar me gërhitjen…

Luizi: Edhe rikthimi i Efit më erdhi mirë se ashtu si iku nuk na la kohë dhe iku në një mënyrë që as nuk patëm kohë të flisnim dhe so ndjehem mirë se është vajzë e mirë

Si lojtar, si erdhën të dyja erdhën të vendosura me informacione nga jashtë, kanë akumuluar një përmbledhje dhe e sjellin në një kohë që unë nuk ja kam iden ca bëhet jashtë. Kur erdhën u shtanga nga reagimet dhe debatet me njëra-tjetrën, por duke mos ditur se ca ndodh  jasht nuk kisha ca bëja dhe ju thash ndërpriteni këtu sepse luftën nuk e keni me njëra-tjetrën, por me banorët e tjerë…