Celebrities Showbiz

Madonna e revoltuar me 50 Cent! Por pse?!

Së fundmi, ikona e muzikës pop ka postuar në profilin e saj në Instagram, disa fotografi provokuese, por jo të gjithë e kanë pëlqyr guximin e saj për t’i postuar ato fotografi. Këngëtari me famë botërore 50 Cent, ka bërë një sërë postimesh ku ironizon Madonna-n. Këngëtarja kritikoi politikat e censurës së Instagram-it, pasi rrjeti social hoqi fotot e saj e veshur me të brendshme ndërsa shtrihej në një shtrat dhe më pas pozonte poshtë tij. Më vonë, ajo ripostoi një karusel fotografish duke vendosur disa emoji për të mbuluar zonat ku dukeshin thithkat e saj dhe shkruan se:

Po ripostoj fotografitë që Instagrami ka hequr pa paralajmërim apo njoftim. Arsyeja që ata i fshinë fotot nga llogaria ime ishte se një pjesë e vogël e thithkave të mia ishte ekspozuar. Është ende befasuese për mua që jetojmë në një kulturë që lejon që çdo centimetër i trupit të një gruaje të shfaqet përveç një thithke. Sikur kjo të jetë e vetmja pjesë e trupit të një gruaje që mund të jetë seksuale. Thithka që ushqen bebin! A nuk mund të përjetohet një thithkë mashkullore si erotike?! Duke falenderuar që kam arritur të ruaj mendjen time të shëndoshë gjatë katër dekadave të censurës, seksizmit dhe mizogjinisë. E përshtatur në mënyrë perfekte me gënjeshtrat që ne jemi rritur të besojmë rreth pelegrinëve që ndajnë bukën në mënyrë paqësore me indianët vendas të Amerikës kur ata zbarkuan në Plymouth Rock! Zoti e bekoftë Amerikën!

50 Cent duhet ta ketë parë ripostimin e Madonna-s, por reperit duket se nuk i ka interesuar ky reagim. Ai vazhdoi të tallej hapur me artisten në disa postime të tija, madje shkoi aq larg sa shkroi:

Kjo është Madonna nën shtrat duke u përpjekur të bëjë ‘Like A Virgin’ në moshën 63-vjeçare. Ajo qëndroi jashtë pasi nuk e merrte b*thën e saj të vjetër.

Pas kësaj, këngëtarja ka reaguar ashpër, e cila ndau një fotografi me 50 Cent të bërë në vitin 2003 në “MTV”. Ajo shkruan se:

Këtu është 50 Cent që pretendohet se është miku im. Tani ke vendosur të flasësh pak për mua. Mendoj se karriera jote e re po merr vëmendje duke u përpjekur të poshtërosh të tjerët në rrjetet sociale. Zgjedhja më e ulët që mund të bësh si artist dhe si i rritur. Thjesht je xheloz që nuk do të dukesh aq mirë sa unë apo nuk do të argëtohesh aq shumë kur të jesh në moshën time!

Postimet e 50 Cent për Madonna-n nuk shfaqen më në profilin e tij në Instagram. Reperi kërkoi falje në menjëherë në rrjetin social Twitter, duke thënë se:

Duhet t’i kem lënduar ndjenjat e Madonna-s, ajo shkoi dhe nxorri një foto të vjetër të MTV-së nga 2003. Ok më fal, nuk kisha ndërmend të lëndoja ndjenjat e tua. Nuk përfitoj nga kjo gjithsesi, thashë atë që mendoja kur e pashë foton për shkak të vendit ku e kisha parë më parë, shpresoj që ta pranosh faljen time.

Rikujtojmë se, Madonna u dha më shumë se 17 milionë ndjekësve të saj një vështrim nga brenda në Ditën e Falënderimeve, e rrethuar nga gjashtë fëmijët e saj, të premten pasdite, vetëm disa ditë pasi fotosesioni i saj i diskutueshëm i dhomës së gjumit u bë viral.