Aktualitet Politikë

Marrëveshja Shqipëri-Itali, ministri italian: Nuk krahasohet me paktin mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës!

Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët “nuk mund të krahasohet me marrëveshjen midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës.”

Nuk ka kontraktim të Jashtëm të menaxhimit të kërkesave për azil në një vend të tretë. Dhe nuk ka asnjë shmangie nga të drejtat e garantuara ndërkombëtarisht.”

Kështu theksoi ministri Jashtëm, Antonio Tajani ndërsa komunikonte me Dhomën e Deputetëve për marrëveshjen e fundit me Tiranën, shkruan RaiNews.

Shqipëria do të anëtarësohet së shpejti në Bashkimin Evropian dhe është pjesë e Këshillit të Evropës. Përjashtimet do të ishin të pamundura, shtoi ai.

Protokolli – vijoi Tajani – përcakton se në të dy qendrat nuk mund të kenë gjithsej më shumë se 3000 emigrantë në të njëjtën kohë dhe se emigrantët mund të mbërrijnë në portin shqiptar vetëm me anije të autoriteteve italiane, të përfshira në operacionet e shpëtimit.

Nuk do të jetë e mundur të tërhiqen skafet e kontrabandistëve dhe as të drejtohen varkat e menaxhuara nga organizata joqeveritare drejt Shqipërisë. Emigrantët do të kenë të njëjtin trajtim të parashikuar nga rregulloret italiane dhe evropiane, tha Tajani.

Marrëveshja për migrantët, e firmosur më 6 nëntor nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, shihet me shqetësim nga ekspertët e çështjeve të migracionit dhe sigurisë në Tiranë.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thanë se kanë rënë dakord që të strehojnë përkohësisht në Shqipëri mijëra migrantë që kërkojnë azil në Itali.

Në bazë të marrëveshjes, nëse Italia i refuzon kërkesat për azil, Shqipëria më pas do t’i dëbojë migrantët.

Fëmijët dhe gratë shtatzëna do të përjashtohen nga marrëveshja.

Italia do të financojë për ndërtimin e dy qendrave në Shqipëri, të cilat mund të mbajnë deri në 3.000 migrantë në të njëjtën kohë, ose deri në 36.000 në vit.

Shqipëria do të ofrojë masa të sigurisë në qendrat përkatëse nën juridiksionin italian.

Rama tha se Shqipëria është borxhlije ndaj Italisë dhe se një marrëveshje të tillë nuk do ta kishte firmosur me asnjë shtet tjetër.