Aktualitet Bota

Nga e hëna Britania e Madhe aksion ‘blic’, emigrantët e paligjshëm dërgohen në Ruanda

Ditën e hënë zyra e Brendshme në Britaninë e Madhe do të nisë një aksion blic për të arrestuar azilkërkuesit për dërgimin e tyre në Ruanda. Prestigjozja ‘The Guardian’ zbulon skemën e cila do të nisë disa javë më herët sesa ishte lajmëruar.

Zyrtarët planifikojnë të ndalojnë refugjatët që vijnë për takime rutinë në zyrat e shërbimit të imigracionit dhe gjithashtu do të arrestojnë njerëz në mbarë vendin në një aksion të madh dy-javor.

Pas ndalimi, emigrantët e paligjshëm do të transferohen në qendrat e paraburgimit, që janë përgatitur për operacionin, dhe do të mbahen aty për t’u nisur më pas në fluturime për në Ruanda.

Nisja e menjëhershëm e aksionit përkon me zgjedhjet e këshillit vendor të së enjtes në Angli, për të rritur pretendimet e Rishi Sunak se ai po godet migrimin e paligjshëm.

Kryeministri britanik Rishi Sunak më herët ka deklaruar se: “Për të arrestuar emigrantët ndërsa përgatitemi për t’i larguar, kemi rritur hapësirat e paraburgimit në 2,200 qeli. Pas miratimit të ligjit për dërgimin në Ruanda të emigrantëve ilegalë, një pjesë e tyre po u shmangen kontrolleve të autoriteteve. Mediat britanike raportuan se mijëra emigrantë në Britani janë zhdukur gjatë tre muajve të parë të vitit, mes tyre janë edhe 1633 shqiptarë.