Showbiz

Marsela Çibukaj së shpejti do të ecë drejt altarit

Këngëtarja shumë e dashur e publikut Marsela Çibukaj duket se është gati t’i japë fund beqarisë. Raportohet se shumë shpejt ajo do të lidhë kurorë me partnerin e saj Vitmar Basha.

Këtë lajm të bukur e ka bërë të ditur gazetari Eraldo Rexho gjatë një interviste ku rrëfeu planet e afërta të çiftit për tu martuar.

Dyshja simpatike e bënë publike lidhjen e tyre gjatë muajit shkurt ndërkohë që Vitmari e ka konsideruar Marselën si muzën e tij të muzikës.