Celebrities Gossip Showbiz Top 100 Songs of the Year

“Një vit plot shëndet, plot diell dhe…”/Marsela Çibukaj ka një urim special për TAR me rastin e festave!

Sot në “Maratonën e 100 këngëve më të mira” në Top Albania Radio të ftuarit specialë nuk do të mungojnë. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023 dhe me të ftuar mjaft të veçantë gjithashtu.

Në një mesazh zanor ekskluzivisht për Top Albania Radio, këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj ka dhënë urimin e tij për festat e fundvitit…

Përshëndetje të gjithëve ju që dëgjoni Top Albania Radio nga unë Marsela Çibukaj. Në këtë ditë maratone, në këtë ditë që mbyll vitin 2023 dua që t’ju uroj të gjithëve ju që dëgjoni radion një vit sa më të mbarë por jo vetëm, përfitoj nga rasti për të dërguar një përqafim të ngrohtë urimesh edhe për të gjithë ekipin e mrekullueshëm e Top Albania Radio që e kam shumë xhan. Ju uroj në këtë 2024 të gjithëve ju një vit plot shëndet, plot diell dhe sigurisht muzikë të mirë. Nga unë Marsela Çibukaj gëzuar!