Celebrities Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

“Mbase kanë të njëjtin baba por…”/Mjeku estetist Robert Renxa flet për ngjashmërinë e Efit me Elvana Gjatën dhe jo vetëm!

Sot në emisionin “LIve from Tirana” ishte i ftuar në studio Robert Renxa, doktori i ndërhyrjeve estetike. Roberti ka qenë nga të parët në Shqipëri që ka nisur injeksionin e botoksave, fillerave e çdo gjë tjetër që ka të bëjë me estetikën. A ka mbetur më njeri nga bota e medias pa kryer ndërhyrje?

Nuk ka më njeri në media që nuk mirëmbahet sikur edhe tek më minimalet. Unë preferoj të jem tek estetika minimale jo tek transformimet. Nëse dallohet që ti ke bërë diçka, nuk është më estetike.

A ka pacientë meshkuj që duan të bëjnë ndërhyrje në fytyrë?

Nuk ka shumë pacientë meshkuj, por ka disa që duan të duken këndshëm. Ka filluar edhe pjesa e meshkujve për t’u mirëmbajtur, për t’u dukur më të freskët. Nuk ka një moshë specifike për të nisur këto mirëmbajtjte, por mirë është pas moshës 18-vjeç.

Si një mik i banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Roberti na tregon pak për Efin. Efi shpesh përflitet për ngjashmërinë e madhe që ka me këngëtaren Elvana Gjata. A ka bërë vallë Efi ndërhyrje?

Mbase kanë të njëjtin baba por jo të njëjtin doktor.(qesh) Kam përshtypjen që duke qenë se të dyja mbajnë flokë të zeza, kanë një fytyrë goxha mesdhetare ngjasojnë por Efi është edhe më e re. Mos ndoshta Elvana ka bërë ndërhyrje që do t’i ngjajë Efit?(qesh)

Kiara?

Kiara është gocë e bukur, mesa di unë ka bërë ndërhyrje të vogla, por janë gjëra të lezetshme. Të jesh gjithë atë periudhë në “BBV”është normale të marrësh peshë dhe të shtosh pak gushë.

Luizi?

Tek Luizi do të hiqja pjesën e barkut sepse është shëndoshur shumë.(qesh)