Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Më është dukur pak e tepruar…”/Rudina Dembacaj zbulon se për cilët banorë të BBV ka simpati dhe antipati…

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktorja e njohur Rudina Dembacaj, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Deri më tani si i ka ndarë ajo simpatitë dhe antipatitë për banorët që janë ende pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP?

Më ka bërë shumë përshtypje në momente të caktuara sjellja e Eglës, më është dukur pak e tepruar. E kam takuar vetëm njëherë për një projekt i cili nuk u bë kurrë. Eglën nuk e njoh. 

Pas Eglës, Rudina u ndal edhe tek Romeo ku edhe zbuloi se shumë vite më parë ka punuar me vëllezërit Veshaj ku gjithashtu shtoi se:

Unë njoh Romeon që në fillimet fare të tij, kemi punuar bashkë në një spektakël dhe me Donaldin. Romeon e kam shumë xhan, por prapë jam shumë tifoze e Julit. 

Juli është një person që më ka dhënë gjithmonë një energji shumë pozitive, unë e vlerësoj shumë për njeriun që është. 

Rikujtojmë gjithashtu se në studio në momentin kur po transmetohej video e “telefonatës” së Julit me babain e tij, të ndjerin Zef Deda, aktorja e njohur u përlot dhe kujtoi babain e saj dhe u shpreh se:

E ndiej shumë këtë sepse ndodh e njëjta gjë edhe për mua. Bëhen katër vite që kam humbur tim atë dhe me timen i flas shumë shpesh.