Pardon My French Politikë

“Më përpara ka qenë një ferrishte”, Erion Veliaj sqaron të vërtetën e ndërtesës pranë Xhamisë!

I ftuar këtë episod të fundit të ‘Pardon My French’ që ju ka shoqëruar gjatë gjithë sezonit, çdo të mërkurë për dy orë (18:00-20:00) në drejtimin e Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Padyshim një i ftuar shumë special, i cili gjeti kohën për një intervistë ekskluzive në Top Albania Radio mes shumë punëve në shërbim të kryeqytetit.

Pse te Sahati i Tiranës, pranë Xhamisë, z. Veliaj ka vendosur një kullë?

E para nuk është kullë, se di pse njerëzit e ngatërrojnë. Kam përshtypjen se një i marrë e thotë një gjë dhe të gjithë njerëzit i referohen. Ajo është 7 kate te Bashkia, është në formë pentagoni. Kulla është pastaj ngjitur me Plaza-n, që  ështe tokë private. Toka pastaj që është pranë Bashkise është dy kate të Bashkisë, ndërkohë që më përpara ishte një ferrishte dhe e fillon një grupim politik thotë ‘kulla, kulla’, ndërkohë që janë 7 kate. Kush e cakton nëse Sahati duhet të ketë një hotel të bukur, të ri ose duhet të ketë një pallat barez. Kjo pastaj është çështje shijesh. Ky është një qytet që ka shumë vlera, por nuk ka Koloseun, nuk ka Panteonin, nuk ka Akropolin, ky është një qytet që ka shumë, shumë vlera, por nuk ka Notre Dame-in. Ne duhet të pranojmë që ky është një qytet që historia e pranoi si aksident. 

Për cilën lagje të Tiranës duhet komplimentuar më së shumti ‘lali Eri’?

Për këto të rejat. Këto lagjet e reja të 5 Majit, kanë dalë vërtet mirë. Unë besoj se Tirana në 100 vitet e ardhshme do të jetë sipas atij modeli. Bulevardi i ri do të jetë patjetër zgjerimi i Tiranës në një aks. Kur shkruhet historia besoj që këto vendime do të shpërblehen.