Celebrities Showbiz

Më thuaj që ke lindur në vitet ’90 pa më thënë që ke lindur në vitet ’90…

Një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar është padyshim Dojna Mema. Ajo ndan shpesh herë me ndjekësit e saj në Instagram foto dhe postime nga përditshmëria e saj. Dojna poston shpesh dhe me të dashurin e saj, këngëtarin e tekstshkruesin Vlashent Sata.

Ata duket se kanë një raport shumë të shëndetshëm teksa herë pas here, ngrohin zemrat e fansave me foto të mrekullueshme së bashku e me dedikime tepër romantike për njëri-tjetrin. Megjithatë, një postim i fundit i Dojnës na bëri paksa nostalgjikë për fëmijërinë.

Moderatorja ka ndarë një galeri me fotografi të disa gjërave që mund t’i gjeje vetëm në vitet ’90. Në këtë mënyrë ajo na ka rikujtuar ca grimca lumturie nga vitet ‘ku çdo gjë ishte më e thjesht’, ku gjërat e vogla përmbushnin atë që quhej lumturi. Dojna shkruan:

Ishin vitet ‘90. Vitet e patinave që në Shqipëri një mbaje veshur, se tjetren ia jepje shokut. Nëse nuk njeh të paktën një nga objektet në këtë album, ti ke lindur digjital dhe nuk ke qarë me Ambra Angiolinin. Po ju çfarë mbani mend nga vitet ‘90? 

E kush nuk i mban mend çamçakizat “Hubba Bubba”, shëtitjet me makina lodrash në qendër të Tiranës kur ishim të vegjël, kasatat me fruta apo shkëlqyesit e buzëve që përdorinim si ‘tualet’. Apo edhe lojërat e dikurshme dhe ëmbëlsirat që i blinim gjithë kënaqësi duke luajtur poshtë pallatit me fëmijët e tjerë të lagjes. Dojna sapo na solli ndërmend disa kujtime shumë të bukura dhe na bëri shumë melankolikë.

Kjo nuk është hera e parë që Dojna bie në sy për origjinalitetin dhe thjeshtësinë e saj në rrjete sociale. Para pak ditësh ajo na ngrohu zemrat me disa foto me Vlashentin ku çifti duket shumë i dashuruar. Dojna dhe Vlashenti nuk i kursejnë puthjet në Instagram, teksa te njëra nga fotot shfaqen pikërisht duke u puthur. Komentet e ndjekësve janë të panumërta, teksa ata shfaqin pëlqimin që kanë për një nga çiftet e tyre të preferuar të showbiz-it.