Showbiz

Melania Trump sërish lë pa gjë Presidentin, refuzon live puthjen e tij

Prej kohësh tashmë duket se Melania Trump nuk ndihet e lumtur krah bashkëshortit të saj Donald Trump pasi vazhdimisht refuzon puthjet e tij apo kapjet e dorës.

Ndoshta ajo nuk i mirëpret gjeste të tilla në publik por ato gjithmonë tërheqin vëmendjen e medias. Së fundmi fotot e fundit nga senati tregojnë se si Zonja e Parë refuzoi puthjen e kreut të shtetit.

I ngazëllyer pas çlirimit nga hetimet e shkarkimit nga posti, Trump para se të falenderonte pjesëtarët e familjes së tij për ditët e vështira, ai i’u afrua për ta puthur në buzë.

E tensionuar, Melania u shmang me shpejtësi buzëve të zgjatura të së shoqit.