Showbiz

Merr fund karriera e Liam Gallagher, publikohen pamjet ku këngëtari dhunon të dashurën e tij

Ditë më parë në të gjithë median botërore u bë publik lajmi se Liam Gallagher kishte dhunuar fizikisht të dashurën e tij Debbie Gwyther.

Këngëtari dhe partnerja e tij menjëherë i kanë mohuar këto azkuza duke i quajtur të pa baza madje ai bëri edhe një postim në rrjetin social Twitter ku tregonte se kurrë në jetën e tij nuk ka vënë dorë mbi një femër.

E përditshmja britanike “The Sun” ka nxjerrë në pah të vërtetën duke publikuar pamjen e trishtë ku ai shfaqet duke e kapur Debbie-n nga fyti dhe duke e shtyrë.

Pas këtyre pamjeve që po qarkullojnë pa fund në rrjet duket se shtëpitë diskografike madje edhe menaxheri i tij po e braktisin këngëtarin duke i dhënë fund karrierës së tij dalëngadalë.