Celebrities Gossip Showbiz

Mesa duket Kim Kardashian nuk do ta harrojë kurrë Kanye West/Detaji i fundit e vërteton më së miri këtë!

Kim Kardashian akoma është duke ruajtur raporte shumë të mira me Kanye-n kur vjen puna tek prindërimi. Pavarësisht divorcit të saj me ish-bashkëshortin ajo ka vendosur që në këtë sezon festash të bëjë diçka shumë të veçanta.

Së fundmi ylli i “Keeping Up with the Kardashians”,  vendosi që të tregonte dekorimet e saj për Krishtlindje në llogarinë e përbashkët të saj dhe vajzës 8-vjeçare North në rrjetin social TikTok me një video që shfaq një sekuencë të shkurtër të gjashtë çorapeve të bardha të familjes, duke përfshirë edhe një të qëndisur. me emrin “Kanye”.

Pamjet, të cilat u vendosën në ritmet e  Christmas “Baby Please Come Home” të Mariah Carey-t, shfaqnin pemët festive të bardha artificiale që rreshtoheshin në korridor dhe një pemë të lartë të mbuluar me borë jo të vërtetë dhe drita të bardha.

Dyshja u martuan në muajin maj të vitit 2014, dhe janë prindër të katër fëmijëve, North dhe Chicago dhe djemtë Saint Psalm. Që kur Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga reperi në muajin shkurt, ish-çifti është fokusuar tashmë në bashkëprindërimin në mënyrën më paqësore.

@kimandnorth

♬ Christmas (Baby Please Come Home) – Mariah Carey

Vlen për t’u përmendur se Kim Kardashian West ka bërë kërkesë për të qenë ligjërisht beqare dhe për t’iu rikthyer emrit të saj të vajzërisë pasi procesi i divorcit nga Kanye West po vazhdon. 41-vjeçarja dorëzoi dokumentet ligjore të premten, të cilat do ta bëjnë atë ligjërisht një grua beqare nëse nënshkruhet nga një gjykatës sipas ‘TMZ’.

Ndoshta gjëja më interesante është se Kim dëshiron që emri i saj i vajzërisë të rikthehet, që do të thotë të heqi dorë nga West, pavarësisht nga bizneset e saj si ‘KKW Beauty’ dhe aroma ‘KKW’ duke përdorur inicialet e saj të mbiemrit West. Kjo vjen disa orë pasi Kanye iu lut Kim që të hiqte dorë nga divorci gjatë një koncerti ‘Free Larry Hoover’ të enjten mbrëma, ku mori pjesë ajo.