Celebrities Fashion

Mesazhi që përcjellin veshjet e Rihanna-s gjatë shtatzënisë!

Tani urimet janë bërë të zakonshme për Rihanna-n, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me A$AP Rocky. Por ajo që bie në sy më së shumti gjatë daljeve të saj është stili i veshjes. Zgjedhjet e saj mahnitëse normalisht që edhe e kanë një shpjegim dhe një domethënie.

Nëse e vëmë re, ne do të shikojmë se stili i saj është pothuajse i njëjtë ku mbizotëron gjithmonë e veçanta. Ajo tani ka lënë pas fustanet e saj Chanel dhe Jean Paul Gaultier për të treguar barkun e rrumbullakosur dhe në rritje. Të gjitha veshjet e saj deri më tani gjatë periudhës së shtatëzanisë sjellin një lloj pozitiviteti dhe vendosin në qendër të bukurën dhe individualitetin e trupit.

Bërja e ndryshimeve të vogla në stilin e saj, në vend që t’i dorëzohet rrobave të rehatshme, me shumë gjasa e bën Rihanna-n të ndihet si vetvetja në një moment që ndryshon jetën. Biznesmenia e kompanisë së njohur “Fenty” ndjek gjithashtu gjurmët e yjeve të tjerë, si Jodie Turner-Smith dhe Emily Ratajkowski, të cilat e bënë veshjen gjatë shtatzënisë së tyre majft unike.

Xhinsi i saj i gjerë i Vetements ulet pak më poshtë për të treguar më mirë edhe bizhuteritë e saj të trupit Christian Lacroix dhe Jacquie Aiche.

Rihanna është shembulli më i fundit i një gruaje që përqafon një nga periudhat më të gëzueshme në jetën e saj dhe duket si një perëndeshë totale në këtë proces. Ky shkëlqim e ka një domethënie shumë të madhe. Ne duam më shumë xhaketa stili Martine Rose dhe minifunde Saint Laurent, pallto dhe taka Gucci apo Balenciaga të zbukuruara me kristale.

Është emocionuese ta shikosh atë duke qenë vetvetja edhe pse është në pritje të një fëmije. Besojmë se ka qenë dhe do të vazhdojë që të jetë një gjë e bukur të shikosh Rihanna-n duke ndjekur rrugën e saj.