Showbiz

Miley Cyrus shihet duke puthur një vajzë, reagon për herë të parë Liam Hemsworth

Një ditë para se të zbulohej se ata i kishin dhënë fund martesës së tyre, Miley Cyrus është parë duke u puthur me Caitlyn Carter në liqenin e Comos.

Tashmë që ndarja e tyre u bë zyrtare, aktori britanik Liam Hemsworth ka reaguar për herë të parë duke konfirmuar edhe një herë lajmin e trishtë e duke theksuar se nuk do të japë asnjë deklaratë tjetër lidhur me këtë çështje.

Sa i përket kësaj puthjeje të papritur mes vajzave ai u shpreh se nuk i intereson dhe se nuk dëshiron aspak që të flasë mbi këtë gjë.