Bota Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Po paguajmë gabimet e Francës dhe Gjermanisë!

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha të dielën se ishte një “gabim strategjik” i Gjermanisë dhe Francës që nuk lejuan Ukrainën të anëtarësohej në NATO në 2008.

“Nëse ne do të ishim një anëtar i NATO-s, kjo luftë nuk do të ndodhte,” tha Kuleba në një intervistë të dielën në mëngjes në “Meet the Press” të NBC.

“Gabimi strategjik që u bë në vitin 2008 nga Gjermania dhe Franca, të cilët hodhën poshtë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë për të integruar Ukrainën, është diçka për të cilën ne po paguajmë,” tha Kuleba.

“Nuk është Gjermania apo Franca që po paguajnë koston për këtë gabim, është Ukraina,” shtoi ai.

Sakaq, sulmet me raketa ruse kanë goditur aeroportin në qytetin qendroro-lindor të Ukrainës, Dnipro dhe një fshat në rajon, tha sot në Telegram kreu i administratës ushtarake rajonale, Valentyn Reznichenko, shkruan BBC.

“Ka pasur një tjetër sulm në aeroportin e Dnipros. Ai tashmë ishte shkatërruar plotësisht, si aeroporti ashtu edhe infrastruktura aty pranë. Por raketat vazhdojnë të fluturojnë,” tha Reznichenko.

Ai shtoi se një strukturë infrastrukturore ishte goditur në Zvonetske, duke shtuar se autoritetet po përpiqeshin të merrnin më shumë informacion rreth dëmeve dhe viktimave.