Fashion

Modelet më të bukura të çizmeve deri tek gjuri, të cilat janë kryefjala e këtij sezoni vjeshtë-dimër 2023!

Hashtag-u #grwm (bëhuni gati me mua) ka grumbulluar më shumë se 144.3 miliardë shikime në TikTok. Kur bëhet fjalë për tendencat e modës së vjeshtës, fokusi i kohëve të fundit ka qenë në një element kyç: çizmet deri tek gjunjtë. Çizmet e këtij sezoni vjeshtë-dimër 2023 vijnë në shumë forma. Më poshtë ju njohim me tre format thelbësore të këtyre çizmeve që duhet t’i dini patjetër…

Rikthimi i çizmeve me taka

Çizmet me taka deri në gju vijnë me shkëlqim ose të zbukuruara me diçka argëtuese dhe me gëzof. Modeli modern i rikthyer i tyre janë takat ‘Cagole’ të Balenciaga-s, të cilat janë ndër të preferuarat e Camille Charrière për të stiluar fustanet dhe pantallonat e shkurtra. Për më tepër, lëkura tipike e përdorur për t’i bërë ato është rrudhur qëllimisht, kështu që nuk do t’ju duhet të shqetësoheni kurrë për rrudhat që krijohen pas përdorimit të shumtë. Versace stiloi gjithashtu disa pamje në pistën FW23 në LA me stilin magjepsës me shkëlqim të lartë që Donatella-s pëlqen të veshë, ndërsa çizmet ‘Vendôme’ të Saint Laurent përshtaten bukur me prirjen e këtij sezoni për veshjet me nuancë çokollate.

Çizmet e gjata me tako të trashë

Çizmet e gjata me tako të trashë janë më klasiket e këtij koleksioni, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të eksperimentoni me nuanca dhe tekstura të freskëta. Asnjë përmbledhje e këpucëve nuk do të ishte e plotë në vitin 2023 pa shtimin e markës së këpucëve të prodhuara në Itali, Paris Texas, e cila ka arritur sukses të jashtëzakonshëm që nga publikimi në vitin 2015. Çizmet e saj ‘Anja’ vijnë në një model të veçantë ‘choc-croc’ dhe është padyshim një stil që ndjekësit e tendencave të modës do ta kenë shtuar në listat e tyre të dëshirave për vjeshtë.

Çizmet e sheshta

Veshja e çizmeve me tako mund t’ju bëjë shpesh të ndiheni sikur e keni tepruar me veshjen e përditshmërisë. Por mos kini frikë: ka shumë modele frymëzuese për alternativa luksoze dhe të nivelit të ulët, për çizmet e sheshta të cilat janë perfekte për përditshmëri. Veçanërisht, stilet prej lëkure të frymëzuara nga kalorësia ishin përshtatja perfekte me fundet e gjata me pala dhe veshjet lozonjare. Çizmet ‘The Riding’ nga marka Toteme janë krijuar nga një lëkurë me gjalpë që mbështet prodhimin cilësor të lëkurës përmes Leather Working Group.