Showbiz

Modelet shqiptare pozojnë krah Jennifer Lopez

Mesa duket i njëjti event ka bashkuar dy modelet e famshme shqiptare, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi të cilat kanë surprizuar fansat dhe publikun duke pozuar krah Jennifer Lopez.

Si Adrola ashtu edhe Xhesika dukeshin në formë të shumë të mirë dhe kanë shkëlqyer në parakalimin e tapetit të kuq të eventit “Calibash”.

Ato kanë postuar nga një foto me këngëtaren e famshme në profilet e tyre në Instagram ku kanë marrë qindra komente nga ndjekësit.

Xhesika ka vite që karrierën e saj e ka ndërtuar në Shtetet e Bashkuara ndërsa sa i përket Adrolës edhe ajo po ndjek hapat e koleges së saj.