Showbiz

Modelja e njohur dënohet rëndë për evazion fiskal

Besoj se e njihni modelen e famshme Bar Rafaeli e cila ka sfiluar në pasarelat e “Victoria’s Secret”.

Bukuroshja së fundmi është dënuar nga gjykata me 9 muaj shërbim komuniteti për evazion fiskal së bashku me mamanë e saj. Kjo e fundit është dënuar me 16 muaj burg ndërkohë që nënë e bijë do të duhet të paguajnë një gjobë prej 730 mijë dollarësh të gjithë milionat që i detyrohen shtetit.

Vajzat po e paguajnë shtrenjtë mos deklarimin e pasurisë sakaq, modelja 35-vjeçare është penduar shumë për këtë shkelje të ligjit.

“Pas këtij gjyqi, ju garantoj se nuk do më shihni më kurrë në sallat e gjykatave. Pendohem shumë për veprimet e mia, si dhe dua të sjell në kujtesë se isha vetëm 20-vjeçe kur nisi gjithçka. Tani sillem ndryshe lidhur me menaxhimin e bizneseve që zotëroj” -tha Bar Rafaeli në një deklaratë për median.