Celebrities Showbiz

“Moralin ku e keni?”/ Irritohet Aurela Gaçe, çfarë i ka ndodhur?!

Ajo është një ndër divat e muzikës shqiptare dhe një vajzë e cila mendimin e saj e jep në mënyrën më të drejtpërdrejtë. Së fundmi, duket se një titull portali e ka irrituar atë masë, duke nxjerrë jasht konteksti një mesazh sensibilizues të saj, të dhënë disa vite më parë.

Sikundër shumë personazhe të njohur, edhe Aurela ka mbështetur fushata të ndryshme kundër kancerit të gjirit. Disa media çuditërisht i janë rikthyer fjalëve të saj ku ishte shprehur se vajzat dhe gratë duhet t’i thonë “STOP” frikës dhe të parandalojnë çdo problem që lidhet me shëndetin e tyre.

Ndërkohë në titullin që këto portale kishin publikuar shkruhej – “Aurela Gaçe bën ekon e gjirit dhe përlot me fjalët: “Dua t’i shoh vajzat e mia të rriten dhe unë të jem pranë tyre”, duke e nxjerrë atë nga konteksti. Këto shkrime e kanë bërë Aurelën të irritohet dhe të reagojë përmes një deklarate të gjatë.

Deri ku mund të shkojë “gatimi” i një titulli ?

Në 2018,kam bërë një postim ku u kam bërë thirrje grave e nënave të bëjnë kontrrollet e gjirit, e këtë e kam bërë duke treguar edhe që edhe unë bëj kontrrollet, se kam frikërat e mija si secili nga ne, se kam familje, se dua të jetoj si të gjithë, e të qënurit këngëtare nuk më jep asnjë imunitet mbrojteje nga sëmundjet që mund të kapë secilin në planet.

Tani, ky lajm, përsëritet, në 2021-shin, duke e bërë titullin ,fiks kështu siç e shikoni, që të gjenerojë disa klikime në portalet e ketyre që arrijnë e luajnë edhe deri me shëndetin.

Më morën miq në telefon. Më pyesnin nëse isha mirë. S’po e kuptoja. Pastaj më dërguan shkrimet.
E lashë të shkonte. Ndërkohë miq, qoftë edhe njerëz dashamirës më ndalojnë në rrugë e më shprehin keqardhjen për lajmin e lexuar, sepse sigurisht, automatikisht, lexojnë titullin mendojnë të keqen.

Jam e indinjuar.

Këto portale nuk e bëjnë lajmin sot në 2021-shin për te ndihmuar gratë (ashtu siç ishte edhe qëllimi im), por për të gjeneruar vetëm disa klikime. Bravo. Thonë që në këto raste, të shtohet jeta. Moralin ku e keni? Si mund të manipuloni edhe me lajme për shendetin?