Lifestyle

Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit! Mësoni se përse e keni aq shumë të vështirë të orientoheni në hartë!

Nëse edhe ju bëni pjesë në grupin e personave që e shikoni si mision të pamundur të orientoheni në hartë atëherë jeni në artikullin e duhur. Fakti që nuk orientoheni dot lidhet me të kaluarën tuaj. Sipas hulumtimit të fundit nga shkencëtarët britanikë dhe francezë të botuar në revistën ‘Nature’, të qenit i rritur në fshat dhe periferi ju ka bërë që të keni një sens orientimi më të mirë në krahasim me qendrat e mëdha urbane ku rrugët formojnë një rrjet që shkojnë në kënde të drejta ndaj njëri-tjetrit dhe me tabela që ju ndihmojnë që të shkoni në destinacion.

Në studim, rreth 400,000 pjesëmarrës nga 38 vende duhej të lundronin varkën e tyre në një mjedis digjital për të gjetur të gjitha pikat e kontrollit që ishin shënuar në hartë. Bëhet fjalë për Sea Hero Quest, një lojë smartphone e zhvilluar për kërkimin e Alzheimerit. Performuesit më të këqij ishin njerëzit që u rritën në megaqytete si Çikago dhe Nju Jorku, në krahasim me qytetet si Praga ku rrugët nuk janë të vendosura sipas një modeli rrjetëzuar.