Showbiz

Mozzik bën ëndrrën e tij realitet, gati të publikojë bashkëpunimin e shumëpritur

Që pas prishjes së marrëveshjes me “On Records” gjërat nuk kanë ecur aspak keq për Mozzik madje dhe vëllain e tij Getinjo të cilët po korrin shumë sukses në karrierën e tyre në Gjermani.

Ditën e kaluar reperi i famshëm zbuloi se shumë shpejt do të publikojë një bashkëpunim të veçantë që për të është një ëndërr e bërë realitet.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ai tregoi se projekti muzikor më i ri i tij do të vijë së bashku me reperin Unikkatil të cilin Mozzik e ka patur gjithmonë idhull. Kjo prurje quhet “Shqiptar”.

“Humbën dhe shkronjat gati duke postuar këtë foto. Po më në fund ndodhi kjo ëndërr e realizuar me mund e vullnet” ,-shkoi ai në diçiturën e koverit të këngës.