Celebrities Music Showbiz

Pak para publikimit të bashkëpunimit të tyre, Dafina dhe Mozzik surprizojnë me fjalët dedikuar njëri-tjetrit!

Dy nga artistët më të niohur të tregut janë bërë bashkë për herë të parë në një projekt të ri muzikor. Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin dhe Mozzik, të cilët tashmë kanë finalizuar xhirimet e këngës së tyre të përbashkët. Së fundmi është zbuluar edhe data e lançimit të kësaj kënge që do të jetë sot. Ky projekt duket se mezi po pritet edhe nga fansat e këngëtareve të njohur, të cilët janë të shumtë.

Ama ajo çfarë u vu re nga ndjekësit ishte se artistët në komente e kanë quajtur njëri-tjetrin “Gabriela dhe Gabrieli”. E kjo vetëm sa na shtoi dhe më shumë kuriozitetin. Por diçka tjetër që ngacmoi fansat ishin fjalët e tyre gjithë ëmbëlsi dedikuar njëri-tjetrit. Pak para lançimit Mozzik ka folur për këngëtaren si dhe për këtë bashkëpunim. Ai thekson se ka punuar me shumë emra në treg, por që e veçon atë si artisten më të mirë.

Edhe e mendova a me shkru a jo, por po shkruaj. Më ka rënë të punoj me shumë emra në tregun tonë. E jashtë, ndërkombëtar. Por nuk kam qare pa e cek se je më e mira. Është njeriu më i mirë që e kam takuar këtë vit. E mos të flas që është edhe njeriu më i mirë që kam bashkëpunuar ndonjëherë me të. Komplet energji, talent, pa urrejtje, asnjëherë nuk e dëgjova duke folur keq për dikë. Zemrën e mirë, punën e pastër, qëllimin e qartë. E dashur, e respektueshme. Ti je shembulli më i mirë çka mundet të bëjë një femër.

E nga ana tjetër nuk mungoi një replikë as nga Dafi, teksa theksoi:

O Moz. Faleminderit shumë nga zemra. Me të vërtetë jam befasuar sa i thjeshtë je. I mençur, i talentuar, dhe një xhentëlmen i vërtetë. Është e vështirë të gjesh artist kaq të sinqertë e të vërtetë sikurse ju këto ditë. Por thonë kur lëshohet një karrige e mbush dikush. Kjo do të thotë që do të jem pranë teje.