Showbiz

“MTV EMA 2018”: Janet Jackson rrëmben çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes

Mbrëmjen e kaluar u mbajt në Bilbao të Spanjës ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve “MTV EMA 2018”.

Yjet më të famshëm parakaluan dhe dhanë performancat e tyre gjatë spektaklit por askush nuk arriti të japë impaktin e Janet Jackson.

Këngëtarja e famshme kishte përgatitur performancën e saj të veçantë që do i paraprinte çmimit të mëse merituar “Global Icon Awards”. Çmimi më i rëndësishëm i mbrëmjes i’u dha motrës së këngëtarit të ndjerë por legjendar Michael Jackson falë influencës që ajo ka patur përgjatë këtij viti sidomos me kontributin e saj në fushatat “#METOO” dhe “#TimesUp”.

“Unë jam një ndër femrat që është tallur në kuptimin e plotë të fjalës, tallur emocionalisht, ajo që është abuzuar, ajo që është përqeshur dhe që për shkak të sulmeve seksuale ka jetuar prej kohësh me frikë. Të gjitha këtyre vajzave dua t’u them se jam me to. Ju jeni motrat e mia” ,-tha Janet e cila emocionoi të gjithë publikun me fjalimin e saj.