Aktualitet

Muaji prill mbyllet me mot të paqëndrueshëm në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe me alternime vranësirash deri të dendura. Reshje shiu me intenstet të ulët pati që në orët e para të mëngjesit në jug të territorit. Në mesditë dhe pasdite, reshjet e shiut do të shtrihen edhe përgjatë relieveve malore në veri-verilindje e gjithashtu juglindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi nga 1 deri në 8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat luhaten në vlerat:

Shkodër
12/22
Diell re

Kukës
10/20
Diell re shi

Lezhë
13/22
Diell re

Dibër
8/21
Diell re shi

Durrës
11/22
Diell re

Tiranë
13/24
Diell re

Elbasan
10/24
Diell re shi

Berat
8/25
Diell re shi

Vlorë
10/23
Diell re shi

Korçë
7/21
Diell re shi

Gjirokastër
7/23
Diell re shi

Sarandë
11/21
Diell re