Showbiz

Ndahet nga jeta bashkëthemeluesi i “Microsoft”, Bill Gates: “Ndihem i shkatërruar nga humbja e mikut tim”

Në vitin 1975 Paul Allen së bashku me Bill Gates bashkëthemeluan gjigantin e teknologjisë “Microsoft”.

Dyshja kanë drejtuar këtë kompani që ka sjellë ndryshime thelbësore në mënyrën e përdorimit të kompjuterit.

Paul Allen u shua në moshën 65-vjeçare pas rikthimit të sëmundjes së limfomës, kanceri i qelizave të imunitetit më të cilin ka luftuar që në vitin 2009.

“Ndihem i shkatërruar pas humbjes së një prej miqve të mi më të mirë. Kompjuteri personal nuk do të ekzistonte as nuk do të kishte kuptim pa të” ,-u shpreh zemërthyer Bill Gates.