Celebrities Gossip Showbiz

Bill Gates zbulon se për çfarë teorie konspirative njerëzit e ndalojnë në rrugë!

Miliarderi i teknologjisë Bill Gates së fundmi ishte i ftuar në podcastin “The Rest is Politics”, në të cilin foli për shqetësimin që përjeton në rrugë nga njerëz të ndryshëm. 68-vjeçari ka shpjeguar se si në disa raste i ka ndodhur që njerëzit i janë afruar në rrugë dhe i kanë thënë se si ai i ka vendosur “çipa” dhe se “po i përndiqte”.

“Kjo ishte krejtësisht e papritur. Ju duhet të qeshni me të gjitha. Zonjë, pse do të doja të dija ku jeni? Dua të them, a e kaloj vërtet kohën time duke ju ndjekur?”-tha ai. Bill iu referua edhe teorive të tjera të konspiracionit që qarkullojnë në rrjetet sociale. “Kur thonë se unë përfitoj nga vaksinat apo se vaksinat janë të këqija për fëmijët”,-shtoi Gates. Më pas zbuloi se ka njerëz që ndjekin teoritë e konspiracionit dhe më pas vlerësojnë nëse janë jashte kontrollit.

Gates ka publikuar në blogun e tij personal një përmbledhje të asaj që pret nga viti 2024. Manjati amerikan analizon në tekst se cilat i konsideron ai sfidat më të rëndësishme me të cilat do të përballemi këtë vit. Çështja e parë të cilës i referohet themeluesi i Microsoft është Inteligjenca Artificiale.

Sipas Gates, ne po përjetojmë të njëjtën gjë që ndodhi në fund të shekullit të kaluar me ardhjen e internetit, kur pak nga pak të gjithë njerëzit po e fusnin këtë mjet të ri në jetën e tyre derisa, disa vite më vonë, interneti “pushtoi” çdo shtëpi. Ai thotë se Inteligjenca Artificiale është ende në fillimet e saj, por tashmë mund të kemi një ide se si do të formësojë të ardhmen.