Showbiz

Nderohet me çmimin më të rëndësishëm të karrierës, përlotet Martin Scorsese

Ai është një ndër regjisorët e vetëm që ka punuar me aktorët më legjendarë të industrisë së Hollywood i cili më në fund është nderuar me çmimin që meriton.

Martin Scorsese ka qenë pjesë festivalit të filmit në Itali ku ka rrëmbyer çmimin më të rëndësishëm për një regjisor “The Lifetime Achievement Award”.

Filmbërësi ishte i pranishëm në auditorin e “Parco Della Musica” në Romë ndërsa është ngjitur plot emocion në skenë ku i’u prezantua vlerësimi nga regjisori italian Paolo Taviani.

75-vjeçari është përlotur pasi Taviani e konsideroi atë si një ndër të vetmit i cili nëpërmjet filmave të tij na ka bërë të gjithëve ta njohim veten tonë më mirë.

Filmat klasikë më të komentuar të Scorsese janë; “Goodfellas”, “Casino”, “Raging Bull” dhe “The Wolf of The Wall Street”.