Showbiz

Ndërron jetë aktori i famshëm irlandez

Alan O’Neil ishte ylli i “Son of Anarchy” i cili është gjendur i pajetë në basën e të dashurës së tij.

Autoritetet përkatëse pas ekzaminimit të trupit të tij kanë raportuar se aktori irlandez vuante nga zemra dhe ishte përdorues i rregullt i duhanit dhe alkoolit.

Ai u nda nga jeta në moshën 47-vjeçare ndërkohë që familjarët, miqtë dhe fansat e tij po mbajnë homazhe për një tjetër personazh të humbur.

Ai ka nisur karrierën e tij si aktor në vitin 1997, por më së shumti është i njohur për rolin e tij si Hugh në ‘Son of Anarchy’. Alan gjithashtu ka marrë pjesë në serialin televiziv irlandez ‘Fair City’, komedinë ‘Tim and Eric’s Bedtime Stories’, si edhe në serialin britanik ‘Inspector George Gently’.