Showbiz

Ndërron jetë në moshën 21-vjeçare, reperi i famshëm Juice Wrld

Një ngjarje e trishtë dhe e papritur ka tronditur industrinë e muzikës amerikane.

Reperi i hitit “Lucid Dreams” ka ndërruar jetë për arsye ende të paqarta, pak orë më parë. Ai gjendej në aeroportin e Chicago-s kur pësoi një krizë që ka çuar menjëherë në hemorragji.

Ai u dërgua me shpejtësi në spitalin më të afërt kur u përmend por vetëm për pak kohë pasi zemra e tij të pushonte përgjithmonë. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që e çuan atë pësonte një krizë.

Reperi sapo kishte mbushur 21-vjeç dhe sapo kishte nënshkruar një kontratë muzikore me “Interscope Records” që do t’i siguronte atij miliona dollarë.

Kujtojmë që hiti i tij “Lucid Dreams” arriti të renditej i dyti në klasifikim e “Billboard Hot 100” që i hapi atij dyert për bashkëpunime të tjera të suksesshme me Nicki Minaj, Lil Yatchi apo Travis Scott.