Showbiz

Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare, Nexhmije Hoxha

E veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçarje.

Mësohet se ajo u nda nga jeta rreth orës 15:00 të ditës së sotme në shtëpinë e saj në Laprakë.

Ajo lindi më 8 shkurt të vitit 1921 në Manastir ndërsa prindërit e saj ishin nga Dibra. Pasi u shpërngul me familjen në Tiranë në vitin 1928 ajo kreu shkollën e mesme në Institutin Femëror Pedagogjik.

Prej afro 5 dekadash e ndjera ishte bashkëshortja e Enver Hoxhës ndërkohë që në vitin 1991 e gjeti veten përballë akuzave për abuzim fondesh. Pas kryerjes së dënimit Nexhmije Hoxha nuk ishte më e pranishme në jetën politike të vendit tonë.