Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Ismet Shehu: “Të martave dhe të shtunave bizneset falimentojnë”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. I ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte Ismet Shehu, i cili bëri një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”.

I pyetur se si ka qenë ndikimi i këtij fenomeni në përditshmërinë e tij, ai është përgjigjur:

Të flasim realitetin se nuk dua të gënjej. Televizori im nuk e di se kur është ndezur ndonjëherë. Tani shyqyr që kanë dalë telefonat për të shuar kureshtjen se edhe vajza ime më thotë që hajde ta shikojmë.

Ismet Shehu është shprehur se në restorantet e tij nuk ka vendosur televizorë, por gjithsesi kërkesat për të parë Prime e BBV janë të vazhdueshme. Si lidhet “Big Brother” me bizneset në Shqipëri, a ka pasur ndonjë ndikim?

Javën e parë që ishte “Big Brother”, klientët fillonin dhe ne e dimë që ndaç të themi për mirë, ndaç të themi për keq, Big Brother-in do ta mbysim. Bëj shaka. Xhirot e bizneseve të martave dhe të shtunave i ka ndikuar. Kush thotë njeri që nuk është e vërtetë, në fakt është e vërtetë, sepse ka ndikimin. Mua ndonjëherë më bie rruga të kaloj me makinë dhe them që shyqyr që nuk ka trafik. Por kuptohet përse nuk ka trafik se është një shprehje se të gjithë janë duke parë “Big Brother”.