Showbiz

Ndërron jetë reperi i njohur amerikan

Malik B, reperi i njohur i grupt “The Roots” ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur pjesëtarët e grupit nepërmjet një deklarate online. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

“Jemi me zemër të thyer dhe sy të përlotur që t’ju informojmë me keqardhje për ikjen e vëllait tonë të dashur dhe anëtarit të Roots, Malik Abdul Basit. Mund të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj Islamit, vëllazërimin e tij të dashur dhe inovacionin e tij si një nga MC-të më të talentuar të të gjitha kohërave. Ne kërkojmë që ju të respektoni familjen e tij në kohën tonë të zisë për një humbje kaq të madhe” -shkruajne pjesëtarët e grupit në postimin e tyre.