Aktualitet

Ndryshon ora, nga sot do të flemë 1 orë më shumë!

Në mesnatën e ditës së dielë akrepat e orës kanë ndryshuar. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas ndodhi mes mbrëmjes së ditës së shtunë 28 tetor dhe të dielës 29 tetor, kur akrepat u zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00.

Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë.

Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.

Në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian mbështeti propozimin e Direktivës, e cila duke filluar nga viti 2021, heq lëvizjen gjashtëmujore të orës në nivel të BE-së dhe ia lë shteteve anëtare vendimin për zgjedhjen e orës verore apo dimërore.

Por kjo çështje ngeci në Këshillin e BE-së, kështu që për momentin do të vazhdojë si më parë, akrepat u zhvendosen një orë pas nga e shtuna në të dielën.