Celebrities Gossip Showbiz

Në familjen e Amit dhe Ermalit sot ka ditëlindjen dikush shumë i rëndësishëm!

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të ‘vjetra’ të showbiz-it shqiptar. Prej shumë vitesh tanimë dyshja ka krijuar një familje dhe kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Ditën e sotme në familjen e tyre feston ditëlindjen Joeli, djali dhe njëkohësisht fëmija i parë i çiftit. Joeli mbush plot 8 vjeç dhe nuk mund të mungonte urimi i Amit. Teksa ka shpërndarë një foto familjare, prezantuesja ka shkruar:

Joel, drita jonë! 8

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të ‘vjetra’ të showbiz-it shqiptar. Prej shumë vitesh tanimë dyshja ka krijuar një familje dhe kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Para pak ditësh, dyshja bëjnë plot 11 vite të martuar. Me anë të një postimi në Instagram me një fotografi tyren, Ermali tregoi se festuan përvjetorin e tyre.

Ami prej vitesh tanimë është larguar nga ekrani dhe roli i saj si prezantuese, gjë prej së cilës u bë e famshme. Fillimisht, bukuroshja e nisi si balerinë në programin e njohur të humorit “Portokalli” dhe më pas si moderatore.

Megjithatë, ajo bëri një pauzë pasi ju përkushtua familjes dhe biznesit të saj privat. Mungesa e saj në televizion duket se ka ‘shqetësuar’ dhe ndjekësit e saj që e kanë pyetur në një ‘bisedë online’ në Instagram.

Gjatë kësaj periudhe projektet që më janë ofruar nuk kanë peshuar më shumë se ç’mund të bëj unë në kohën që do më mbajnë të angazhuar.